Rimbursimi i barnave në rrethe – Në 10 muaj 3.3 mld lekë, rriten shpenzimet e Fondit me 10%
Shqiptarët janë rimbursuar me mbi 3.3 miliardë lekë gjatë vitit 2017 për barna. Sipas të dhënave të Fondit në rimbursimi progresiv për 2017, janar -shtator për farmacitë rajonale rezulton se rreth që ka patur timburimin më të ulët është Tropoja e rreth36 milionë lekë.
Më pas vjen Kukësi me 65 milionë, Saranda me 73 milionë dhe Gjirokastra me 99 milionë lekë.
Nëse i referohemi rrethit që ka marrë rimbursimin më të lartë në vlerë financiare është Elbasani ku vlera financiare e rimbursimit është mbi 441 milionë lekë. Një vlerë të lartë financimi ka patur edhe Korça e Durrësi.
Përkatësisht me vlera financimi 425 milionë dhe 360 milionë lekë. Shpenzimet e Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për rimbursimet janë rritur me 10 për qind krahasuar me një vit më parë duke qenë se këtë vit janë rimbursuar me medikamente edhe rreth 600 mijë persona të pasiguruar.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.