Rimbursimi i medikamenteve – FSDKSH, 442 mln lekë për qershorin nga 682 mln që ishin për majin
Vlera e rimbursimit të medikamenteve nga Fondi ka pësuar ulje për muajin qershor krahasuar me një muaj më parë. Kështu, gjatë muaj qershor vlera e rimbursimit ka qenë 442.9 milionë lekë, ndërkohë që vlera e rimbursimit në muajin maj ishte 682.5 milionë lekë.
Rrethi i Tropojës është ai që ka përfituar rimbursimim më të ulët në vlerën e 557 mijë lekëve, i ndjekur nga Kukësi më 1.4 milionë lekë.
Një tjetër rreth që përfiton më pak nga rimbursimet është Saranda, për qershorin vlera e rimbursuar ka qenë 5 milionë lekë.
Nëse bëjmë një krahasim në tërësi të rretheve dhe të shumave të vlerave të rimbursimit që kanë përfituar për qershorin, të gjitha kanë patur një rënie krahasuar me muajin maj.
Vlera e rimbursimit për Tiranën në maj ishte 244 milionë lekë, ndërsa në qershor kjo vlerë ka rënë në 140 milionë lekë.
Të tjera rrethe që përfitojnë vlera të konsiderueshme të rimbursimit janë Korça, Elbasani e Durrësi. Respektivisht për qershorin janë rimbursuar me 46.8 milionë,41.8 dhe 32.8 milionë lekë.
Në tërësi vlera e rimbursimit për këtë periudhë është rritur krahasuar me një vit më parë. Nëse një vit më parë gjatë muajt maj fondi ka rimbursuar farmacitë me 538 milionë lekë, kjo shifër në maj të 2017 ishte 682.5 milionë lekë.
Po e njëjta rritje ka ndodhur edhe me muajin qershor, ku një vit më parë vlera e rimbursimit ishte 389 milionë lekë, ndërsa këtë vit është 442.9 milionë lekë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.