Rimëkëmbet lira turke-Premtimet e Qeverisë dhe Bankës Qendrore ndalojnë rënien
Lira turke u rimëkëmb në nisje të kësaj jave, ndërkohë që e Premtja shënoi ditën në të keqe që prej krizës së muajit Gusht. Qeveria dhe Banka Qendrore dhanë disa premtime dhe paralajmërime, për të ndaluar rënien e mëtejshme të valutës.
Lira qëndronte në 5.64 kundër dollarit në nisje të tregtisë, që është 2% sipër nivelit të ditës së Premte. Lira u dobësua në 5.84 dollarë dhe e mbylli ditën tregtare në 5.76, që është niveli më i ulët që prej muajit Tetor.
Banka Qendrore premtoi ditën e Hënë se do të përdorë të gjithë mjetet në dispozicion për të stabilizuar çmimet dhe nuk hapi ankande të marrëveshjeve të riblerjes, që shihen si masa shtrënguese që sipas analistëve dhanë pak lehtësim.
Presidenti Erdogan paralajmëroi gjatë fundjavës se bankierët do të ndëshkohen nëse blejnë valuta të huaja duke pritur rënien e lirës.
Dobësia e lirës rikujtoi krizën e vitit të kaluar që shtyu ekonominë turke drejt recesionit. Sipas analistëve, lira vazhdon të qëndrojë e cënuar nga goditjet dhe investitorët janë ende në alarm, pavarësisht rimëkëmbjes së ditës së Hënë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.