Rindërtim i fshatit Marqinet dhe sistemim i rrugëve Kodra e Miut – Hapet tenderi prej 66 milion lekë
Agjencia e Prokurimit Publik njofton hapjen e tenderit për ‘Sistemim, Asfaltim Rrugëve Kodra e Miut dhe Rindërtimi Fshati Marqinet 2, Bashkia Vore’.
Sipas informacionit të publikuar fondi limit i tenderit është 66,665,754.00 Lekë dhe afati i fundit i aplikimeve është data 29 tetor 2021 ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 6 muaj.
Në punime do të përfshihen sistemim, asfaltim, dhe shtrime rrugore në të gjithë zonën e përfshirë si dhe punime elektrike, sinjalistike etj. sipas specifikave të përshkruara në dokumentacionit e publikuar në APP.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.