Rindërtim unazës kryesore, Veliaj lajmëron investimet: Rrugë e re, Shkollë Teknologjike-Kombinat
Pas përfundimit të punimeve në unazën e re, Bashkia e Tiranës do të nisë rikualifikimin total të unazës kryesore të kryeqytetit, duke ndërhyrë në 6 kryqëzime kryesore, me qëllim minimizimin e trafikut.
Gjatë analizës vjetore me drejtoritë e punëve publike, Kryebashkiaku Erion Veliaj, bëri me dije se së shpejti do të nisin punimet në Unazën e Mesme, po ashtu edhe në rrugën hyrëse nga Shkolla Teknologjike deri në Kombinat. Veliaj theksoi se do të ketë ndërhyrje masive edhe në zonat në zhvillim.
Ndërsa foli për punët publike gjatë një viti, kryebashkiaku u ndal edhe tek çështja e ndotjes së mjedisit, ku paralajmëroi ndotësit se Bashkia nuk do të kursehet në vendosjen e gjobave.
Kryebashkiaku preku edhe çështjen e shitësve ambulantë nëpër trotuaret e kryeqyteti, ku theksoi se nuk do të ketë tolerime. Ndërsa u kërkoi që të shkojnë në tregjet e kryeqytetit për të tregtuar sipas rregullave.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.