Rindërtimi i banesave në qytetin e Lezhës – Hapet tenderi prej 90 milion lekë (FOTOT)
Bashkia e Lezhës ka publikuar në faqen zyrtare të APP hapjen e tenderit për ‘Rindërtimi i Njësive Individuale të banimit’.
Sipas dokumenteve të tenderit fondi limit i këtij projekti është 88,933,510.00 Lekë ndërsa afati i fundit i aplikimeve është data 08-11-2021, ora 11:00.
Në dokumente theksohet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 12 muaj nga data e nënshkrimit të marrëveshjes kuadër.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.