Rindërtimi i shkollave, Ahmetaj në Kamëz: Shkolla “Halit Coka”, gati në fund të vitit
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj u ndal sot në kantierin e rindërtimit të kopshtit e shkollës “Halit Coka” ne Kamëz, ku në fund të vitit 200 fëmijë të kopshtit dhe 1400 nxënës, do të kthehen në mjedise të reja.
Ministri, po ashtu theksoi se banorët e prekur nga tërmeti në bashkinë Kamëz po trajtohen edhe me grantet për meremetimin e banesave si dhe me bonus qiraje, derisa banesa e tyre e re të jetë gati.
Në bashkinë Kamëz do të rindërtohen nga e para 22 objekte arsimore, si pjesë e programit të rindërtimit të 143 objekteve arsimore të rrënuara nga tërmeti i nëntorit të kaluar .
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.