Rindërtimi nga tërmeti. Rama publikon pamjet nga kantieret: ‘Prej rrënojave të tragjedisë po lind një jetë e re’
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e së dielës me publikimin e fotove nga kantieret e Rindërtimit në disa prej qyteteve ku dëmet materiale të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit ishin më të mëdha. Fotografitë e publikuara në rrjetin social Facebook janë kryer gjatë inspektimeve të tij nëpër sheshet e ndërtimit. “prej rrënojave të tragjedisë po lind një jetë e re për ata që u goditën më shumë”, shkruan Rama.
Ndërkaq, për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit po punohet paralelisht në disa qytete të vendit.
850 banesa individuale të rrënuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në Tiranë do të ringrihen nga e para përmes fondeve të Rindërtimit. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar 250 kontrata të reja për familjet që mbetën pa strehë nga kjo fatkeqësi natyrore. Sipas Bashkisë së kryeqytetit, të gjitha këto familje se Viti i Ri do t’i gjejë në shtëpitë e reja.
Paralelisht janë shlyer pagesat cash për 1800 familje që patën dëmtime nga tërmeti i shtatorit, ndërkohë janë rindërtuar 60 shtëpi, të cilat tërmeti i shtatorit i dëmtoi përtej riparimit.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.