RING feston 2-vjetorin – Ulje deri në 70% në datat 19, 20, 21 Maj
Këtë fundjavë RING feston dy vjetorin e saj. Gjatë këtyre dy viteve RING është vizituar nga mbi 6 milionë qytetarë.
Si shenjë falenderimi me rastin e dy vjetorit të RING, në datat 19, 20, 21 Maj do të kthehen në tre ditë të mbushura me aktivitete për të rritur e fëmijë. Menaxherja e Marketingut në Ring, Antonela Çollaku fton të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj feste ku nuk do të mungojnë as personazhet më të dashur për publikun.
“Këtë fundjavë, RING organizon dyvjetorin e tij. Do të jenë tre ditë festë të shtrira në datat 19-21 Maj. Gjatë këtyre ditëve, aktivitetet do të kulmojnë me të ftuar specialë, si të shtunën NRG Band, Trupa e Baletit e Albi Nakos, gjithashtu të dielën kemi dy të ftuar akoma më specialë, të cilët do të jenë Ermal Mamaqi dhe Alban Skënderaj”.
Me rastin e dy vjetorit RING do të ofrojë ulje deri në 70 për qind, si edhe oferta speciale si elektroshtëpiake, veshje, këpucë, aksesorë, etj.
“Është një fundjavë, e cila nuk duhet humbur. Duhet të vizitoni RING, përpos uljeve deri në 70%, do të ketë edhe aktivitete pafund e surpriza”, u shpreh Çollaku.
RING ofron mbi 70 marka ndërkombëtare dhe larmishmëri shërbimesh, ambjente argëtimi për fëmijë, fitness, pistë patinazhi, kinema etj. Ndërkohë që gjatë këtij viti qendrës do t’i shtohen marka të reja dhe ekskluzive për tregun vendas, duke i ofruar klientëve të saj një larmi zgjedhjesh.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.