“Ringjallen” makinat historike – Gonxhe: Ulje taksash dhe lehtësi importi
Dhjetra automjete të vjetra, me vit prodhimi që daton që nga Lufta e Parë Botërore, janë ekspozuar përpara godinës së Kryeministrisë dhe kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve. Qeveria ka kthyer sytë nga kjo industri ku parashikon lehtësi fiskale, lehtësi në import, si dhe “ringjalljen” e një industrie të humbur, si vlerë të shtuar për ekonominë.
Një ndër koleksionistët më të mëdhenj në vend, Renis Bodinaku, i cili ka mbi 40 automjete “retro” në pronësi, thotë se më në fund makinat e tij do të marrin vlerë.
Ndërsa një tjetër pronar i një automjeti të tillë, thotë se falë kësaj indicative mund të realizojë edhe projekte të mëdha, për të cilat më parë ishte i kufizuar.
Në vendi tonë janë qindra automjete dhe motomjete të dekadave të kaluara, të cilat deri më tani mbaheshin mbyllur për shkak të taksave të larta. Për të gjithë të apasionuarit, ekspozimi i ketyre automjeteve përballë do të vijojë për disa ditë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.