Rinisin bisedimet SHBA-Kinë – Negociata të nivelit të mesëm për tregtinë, Trump nuk ka besim
Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës do të rinisin këtë javë bisedimet tregtare, të përndjekur nga parashikimi i Donald Trump se nuk do të ketë progres real. Bisedimet mes zyrtarëve të nivelit të mesëm mund të paracaktojnë një kornizë të besueshme për negociatat në të ardhmen e afërt. Këtë të enjte hyjnë në fuqi tarifat e reja tregtare.
Trump ka kërcënuar të vendosë tarifa mbi çdo produkt importi nga Kina në rast se nuk arrihen kushtet e vendosura nga ai sa i përket marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. Këto negociata të nivelit të mesëm janë të parat mes dy vendeve që prej muajit Qershor. Në Maj ndërkohë, Pekini shprehej se kishte marrë siguri të plotë nga Washingtoni se nuk do të kishte tarifa, ndërkohë që vetëm 10 ditë më vonë Shtëpia e Bardhë foli për masat ndëshkuese.
Sa i përket negociatave aktuale, Kina duket besimplotë, ndërkohë që Donald Trump deklaron se bisedime të tilla kërkojnë kohën e tyre. Edhe ekspertët duket se kanë të njëjtin mendim me presidentin amerikan duke u shprehur se këto bisedime do të jenë një humbje totale kohe për të dyja palët.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.