Rinovimi i Targave të Provës – DPSHTRR: Udhëzimet, si do të kryhet aplikimi online
Duke nisur nga data 1 shkurt Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor do të nisë shpërndarjen e udhëzimeve për aplikimet e rinovimit për të gjithë Targat e Provës. Bëhet fjalë për subjektet që e kanë përfitiar për herë të parë para muajit janar të vitit të kaluat si dhe për rinovimet për subjektet e licencuara apo për aplikimet e reja sipas dispozitave në fuqi.
“Nga nesër DPSHTRR shpërndan udhëzimet për aplikimet e rinovimit për gjithë Targat e Provës për ato subjekte që e kanë përfituar për herë të parë para Janarit 2018, si edhe për rinovimet për subjektet e licencuara apo për aplikimet e reja sipas dispozitave në fuqi! Gjithashtu i kemi kërkuar AMF aprovimin e siguracionit TPL standard për këtë targë dhe Policisë Rrugore kontrolle rigoroze!
Risitë:
Libri i Lëvizjes që shoqëron dhe zbardh qarkullimin me Targë Prove, identifikon çdo lëvizje dhe i vjen në ndihmë kontrolleve rrugore sikurse rregullon me parimin kush lëviz më pak paguan më pak. (me elemente sigurie)
Aplikimi do kryhet edhe online, aplikanti pas miratimit në postën elektronike paraqitet me kuponin me kod pranë sportelit përkatës ku merr Autorizimin, Librin e Lëvizjes dhe Targën e Provës (për rinovuesit vetëm dy të parat). (Nga 4.02.2019)
Rritet numri i Targave të Provës sipas nivelit të aktivitetit, llojit të Licencës me shkallëzim 1, 2 deri në 5 targa për subjekt!”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.