Riorganizim shërbimesh – Nënshkruhet pakti social me tre Bashki
Shtresave në nevojë do t’u ofrohen shërbime dhe standarde më të mira. Ministrja e Mirëqenies Sociale, Olta Xhakçka ka nënshkruar Paktin Social të Tiranës me Bashkinë Vorë, Kamëz dhe Rrogozhinë për riorganizimin e shërbimeve.
Xhaçka bëri me dije dhe iniciativën për ngritjen e fondit social.
Pavarësisht reformave të ndërmarra, shërbimet që ofron qeveria dhe pushteti vendor për shtresat në nevojë, sërish nuk përmbushin pritshmëritë e tyre dhe nuk janë në nivele të kënaqshme.
Muajin që shkoi u firmos dhe Pakti Kombëtar i Mirëqenies Sociale me një pjesëmarrje të gjerë të përfaqësuesve të qeverisë, bashkive dhe të ambasadorëve të vendeve mbështetëse të reformës së shërbimeve.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.