Riorganizohen inspektoratet – Relacioni, do të ndahen sipas fushave me funksione të ngjashme
Trupat inspektuese shtetërore pritet t’iu nënshtrohet një procesi riorganizimi. Propozimi ka ardhur nga Inspektorati Qendror përmes një relacioni, ku referuar këtij të fundit, ky projekt synon riorganizimin e tyre sipas fushave të inspektimit me funksione të ngjashme inspektuese, me qëllim shmangien e mbivendosjes së kompetencave ligjore, si dhe për menaxhimin dhe koordinimin më të mirë të ISH-eve.
Aktualisht trupat inspektuese janë gjithsej 15 janë të organizuara në inspektorateve shtetërore dhe vendore dhe të ndara sipas fushave të ministrive të linjës.
Më konkretisht, janë propozuar 6 inspektorate, që përfshijnë:
1.Inspektoratin Shtetëror të Shëndetësisë dhe Ushqimit i cili do të ketë pjesë përbërëse:
- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;
- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor;
- Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore;
- Drejtoria e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës;
- Drejtoria e Shërbimit Veterinar;
- Zyra për Mbrojtjen nga Rrezatimet;
- Fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor;
- Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës;
2.Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit dhe Territorit, ku bashkohen nën këtë inspektorat institucionet me struktura inspektuese si:
- Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit;
- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit;
- Agjencia Kombëtar e Zonave të Mbrojtura;
- Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore
3.Inspektorati Shtetëror i Teknikës dhe Teknologjisë – Struktura do të jetë përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut të produkteve jo ushqimore të shërbimeve të destinuara për konsumatorët dhe pjesë e tij janë parashikuar të jenë:
- Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial;
- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencën në Miniera;
- Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (MM);
- Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
4.Inspektorati Shtetëror i Transporti dhe Infrastrukturës, i cili kryen kontrollin shtetëror dhe mbikëqyrjen e kualifikuar për transportin rrugor për verifikimin nëse transportuesit përmbushin detyrat e përcaktuara në këtë ligj dhe e ushtrojnë atë sipas licencave, lejeve dhe certifikatave në zbatim të ligji dhe do të përfshijë:
- Autoritetin e Aviacionit Civilk
- Drejtoria e Përgjithshme Detare
- Drejtoria e Inspektimit të Hekurudhave
- Inspektorati Teknik i Digave dhe Dambave
5.Inspektorati Shtetëror i Ekonomisë, ku do të ketë si pjesë të tij përbërëse:
- Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut;
- Drejtoria e Hetimit Tatimor;
- Drejtoria e Hetimit Doganor
6.Inspektorati Shtetëror i Çështjeve Sociale, i cili mbikëqyr legjislacionin e punës dhe sigurimeve shoqërore dhe do të përfshijë konkretisht:
- Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore;
- Instituti i Sigurimeve Shoqërore;
- Instituti i Sigurimeve Shëndetësore;
- Inspektorati Shtetëror i Arsimit;
- Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave;
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.