Rishikimi i buxhetit në Maqedoni, të premten shqyrtohet në mbledhjen e qeverisë
Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se të premten, gjatë mbledhjes së qeverisë do të shqyrtohet rishikimi i buxhetit të shtetit.
Sipas mediave maqedonase, Zaev pret që rishikimi të miratohet para datës 2 gusht, ndërkohë që nuk ka dhënë detaje rreth arkës së re shtetërore.
“Megjithatë, në kundërshtim me rekomandimin e Bashkësisë Energjetike Evropiane, ai paralajmëroi se do të vendosë tarifë më të lirë për energjinë elektrike, për të gjithë qytetarët, dhe jo siç vinin rekomandimet që një gjë e tillë të ndodhë vetëm për kategoritë në risk. Tarifa e lirë do të vendoset në mënyrë që të bëhen kursime gjatë prodhimit të energjisë në ELEM”, shkruajnë mediat në Maqedoni.
Gjithashtu, Zaev paralajmëroi se kjo mundësi është e realizueshme, përderisa vendi nuk është pjesë e BE.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.