“Rishikoni koncesionet mbi Vjosë” / Meta, kërkesë qeverisë: Dëme, jo vetëm në mjedis, por edhe në ekonomi
Presidenti i Republikës i ka këkruar qeverisë të rishikojë konçesionet për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosë dhe shpalljen Park Kombëtar të pjesës lumore ku parashikohen HEC-et e Poçemit dhe të Kalivaçit. Kërkesa e kreut të shtetit u bë gjatë një tryeze të rumbullaktë, ku merrnin pjesë përfaqësues të botës akademike, ndërsa teksa iu referua studimeve shkencore theksoi dëmet këto këto projekte sjellin jo vetën në mjedis, por edhe në ekonomi.
“Shqetësimi i shkencëtarëve është se planet hidroenergjetike u japin fund vlerave, që mbart një lumë i tillë, me pasoja jo vetëm natyrore, por edhe ekonomike e sociale në mënyrë afatgjatë. Rishikimi nga Qeveria i planeve ndërtimore mbi lumin e Vjosës, do të ishte jo vetëm një shenjë shumë e mirë demokracie, në vlerësim të opinionit të përparuar kombëtar dhe ndërkombëtar, por edhe një reagim për gjithë këshillimet e përsëritura nga Parlamenti Europian, EnCom, Konventa e Bernës, IUCN, e shumë e shumë institucione të tjera.”
Meta solli në vëmendje dhe çështjen e hapur nga Komuniteti i Energjisë, në lidhje me hartimine raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për hidrocentarline Poçemit.
“Këto ditë, jam vënë në dijeni, nga një Letër e Hapur drejtuar Qeverisë nga Komuniteti i Energjisë në Bashkimi Evropian , ku shprehin shqetësim për vlerësimin e ndikimit në mjedis të projektit të HEC-i të Poçemit mbi Vjosë, jo në përputhje me kërkesat e Direktivës Europiane të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM). Ҫuditërisht, duket se këto këmbana nuk dëgjohen, jo vetëm nga ekspertiza mjedisore, por dhe nga qeveria apo investitori!”
Koncesioni për ndërtimit e hidrocentralit të Poçemit u firmos në vitin 2016 dhe parashikon ndërtimin e një HEC me fuqi të instaluar prej 50 MW. Ndërkohë që, konçesioni për HEC Kalivaç u firmos në vitin 2018, me një fuqi të instaluar 111 MW. Prej kohësh, ekspertët këshillojnë gjetjen e burimeve alternative për prodhimine nergjisë, sikurse është dielli apo era, duke shmangur në këtë mënyrë dhe varësinë që ka vendi ynë nga burimet hidrike.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.