Rishpërndarja e fondeve për buxhetin e vitit 2021 – Rritet buxheti për ‘mbështetje shëndetësore’ dhe ‘arsim ushtarak’ në Ministrinë e Mbrojtjes
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se duke u bazuar në ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave ka vendosur rishpërndarjen e fondeve për shpenzime korrente, ndërmjet programeve brenda buxhetit të vitit 2021, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, si më poshtë vijon:
Në programin 07340 “Mbështetja shëndetësore”, të shtohet fondi 107 600 000 (njëqind e shtatë milionë e gjashtëqind mijë) lekë;
Në programin 09430 “Arsimimi ushtarak”, të shtohet fondi 62 000 000 (gjashtëdhjetë e dy milionë) lekë;
Në programin 02120 “Forcat e luftimit”, të pakësohet fondi 143 200 000 (njëqind e dyzet e tre milionë e dyqind mijë) lekë;
Në programin 10910 “Emergjencat civile”, të pakësohet fondi 26 400 000 (njëzet e gjashtë milionë e katërqind mijë) lekë.
Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.