Rishpërndarja e fondeve – Rritet buxheti për Agjencinë e Mbështetjes së Vetëqeverisjes Vendore
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për rishpërndarjen e fondeve të infrastrukturës vendore dhe rajonale nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për Agjencinë në mbështetje të vetëqeverisjes vendore.
Sipas vendimit, FSHZH-së i pakësohet fondi prej 2 879 800 lekësh në programin buxhetor “Infrastruktura vendore dhe rajonale”.
Ky fond do t’i shtohet Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisje Vendore, në programin buxhetor “Prefekturat dhe funksionet e deleguara të pushtetit vendor” për financimin e projektit në vazhdim “Sistemi i menaxhimit të arkivit dhe protokollit në njësitë e qeverisjes vendore dhe infrastruktura për digjitalizimin e dokumenteve të këtyre njësive”, të Shqipërisë digjitale.
Vendimi pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit të tij në “Fletoren Zyrtare”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.