Risitë e Targave të Provës – DPSHTRR: Ndryshimet i japin fund abuzimit
Prej 1 shkurtit ka nisur dhënia e Targave të Provës me procedurë të re, me regjistër të veçantë dhe në sistem. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka sjell një sërë risish për këto targa, të cilat sipas saj i japin fund evazivitetit si dhe abuzimit.
Ato përfshijnë konkretisht:
- Librin që zbardh Lëvizjen me Targë Prove, është mbi parimin kush lëviz më pak paguan më pak.
- Aplikim online në Sistem
- Rritet numri i Targave të Provës sipas nivelit të aktivitetit, llojit të Licencës në 1, 2 deri në 5 targa për subjekt
- Fund evazivitetit dhe abuzimit, nga tani beso- kontrollo
- Zgjidhet dilema e tarifes së TPL
Përmes këtyre ndryshimeve, synohet lehtësimi i kontrollit nga Policia Rrugore dhe nga Task Forca e Transportit Rrugor, si dhe zgjidhet problemi i vjetër i autorizimit të kufizuar vjetor duke e bërë automatikisht të rinovueshme të drejtën e përdorimit me blerjen e Librit të Lëvizjes.
Po ashtu, kjo rrit të drejtën e përdorimit nga çdo i autorizuar/punësuar/vartës i subjektit, disiplinon në vetvete lëvizjet me këtë targë duke u bazuar te vetëdeklarimi në Librin që shoqëron targën në automjet dhe i jep seriozitet vetë Targës së Provës për një mbulim të plotë këtej e tutje me TPL nga siguracionet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.