Ristrukturimi i AKSHI-t, PD: Hap drejt kontrollit e dhënies me koncesion
Partia Demokratike ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) duke e cilësuar këtë vendim si një hap drejt dhënies me koncesion.
Për më shumë lexo: http://www.scan-tv.com/shkrihen-zyrat-e-se-se-institucioneve-e-ministrive-punonjesit-sistemet-dhe-infrastruktura-kalojne-akshi-t/
Në një dalje për mediat, deputeti i PD-së Endri Hasa tha se më parë kjo Agjenci vepronte si koordinuese dhe mbikëqyrëse e veprimeve në sistemet elektronike ndërmjet institucioneve qeveritare, ndërsa me vendimin e Këshillit të Ministrave, AKSHI ka marrë nën kontroll të gjithë infrastrukturën dhe stafin teknik në të gjithë vendin!
“Kontrollon çdo të dhënë, por nuk kontrollohet nga askush! Big Brother i Edi Ramës mund të ndërhyjë pa i dhënë llogari askujt në regjistrin Elektronik të Pronave, të Tatimeve, në Dogana, në Gjendjen Civile, në regjistrin e Gjykatave, në sistemet sekrete të sigurisë dhe në ato Mbrojtjes. Big Brother i Edi Ramës mund të ndërhyjë kudo ku ka sisteme elektronike, duke shkelur të drejtat e njeriut, duke ndryshuar të dhënat tona pa u kontrolluar nga askush! Edi Rama zgjodhi ta realizonte Big Brother nëpërmjet një Vendimi të Këshillit të Ministrave dhe jo me ligj në parlament, sepse Big Brother është shkelje flagrante e ligjit per bazat e të dhënave shtetërore, i miratuar sipas standardeve të Bashkimit Europian. Me vendim është më e thjeshtë sesa me ligj, që shërbimet të përqëndrohen në një dorë dhe më pas të jepen me koncesion” tha deputeti i PD-së.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.