Ristrukturimi i HEC Fierzë: Projekti drejt përfundimit (VIDEO)
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës informon se është duke u zbatuar aktualisht projekti i rehabilitimit të portave të tuneleve të shkarkimit nr.3 dhe nr.4 si dhe ndërtimi i strukturës metalike në ambientin e sallës së makinerive dhe pajisjeve të tunelit nr.3 të shkarkimit me kapacitet shkarkues 1780m3 ujë/sek në HEC Fierzë.
Sipas njoftimit ky projekt po realizohet përmes bashkëpunimit me Bankën Botërore dhe fondet e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.
Në informacion shkruhet se ky investim strategjik është drejt përfundimit dhe po realizohet për herë të parë pas 42 vitesh që nga koha kur HEC Fierzë u vu në shfrytëzim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.