Rivlerësim banesash në 2020-ën – Zyrtarizohet amendamenti, kalon në parim buxheti dhe paketa fiskale!
Të gjithë qytetarët do të kenë mundësi që nga 1 Janari, të rivlerësojnë banesën e tyre me një vlerë tatimore prej 2 për qind, të diferencës midis çmimit të blerjes dhe atij të shitjes, nga 15 për qind që është aktualisht.
Amendamenti i kryetarit të komisionit të Ekonomisë dhe Financave, është bërë zyrtar dhe amnistia do të zgjasë deri në shtator 2020.
Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave u diskutua dhe për projektin e fiskalizmit , ku mazhoranca dhe opozita shprehën një sërë rezervash dhe propozuan ndryshime, duke vënë theksin tek kostot.
Komisioni miratoi në parim buxhetin dhe paketa fiskale 2020, të cilat do të kalojnë në seancë plenare më 5 Dhjetor, për t’iu nënshtruar më tej diskutimeve nen për nen.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.