“Roadpol” në Durrës/ Arrestohen 4 drejtues mjetesh, pezullohen 51 patenta e gjobiten 1034 të tjerë
Shërbimet e Policisë Rrugore gjatë fundjavës dhe ditës së hëne kanë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut por dhe për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt.
Si rezultat i kontrolleve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve i 2 shtetasve njëri banues në Durrës e tjetri në Bubq-Krujë pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi.
Gjithashtu është arrestuar një 35 vjeçare, banuese në Durrës, pasi duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin është përplasur me një mjet tjetër dhe për pasojë është dëmtuar një këmbësori cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Poashtu, është arrestuar një 37 vjeçar, banues në Nikël, Krujë, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur një mjet bujqësor me drejtues shtetasin H. T., 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se janë pezulluar 51 Leje Drejtimi nga këto:
27 për shpejtësi tej normave të lejuara të konstatuar me Radar dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit të konstatuara me dragera.
Janë ndëshkuar me masë administrative përgjatë 72 orëve 1034 drejtues mjetesh, kryesisht për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, tejkalim të normave të shpejtësisë, mospërdorimi i rripit të sigurimit, përdorim i celularit, mosvendosje të kaskës mbrojtëse, etj.
Policia Rrugore Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve por dhe për këmbësorët për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.
SCAN
Durrës -Vijon operacioni "ROADPOL GUSHT 2020"Kontrolle të shtuara gjatë fundjavës dhe gjatë gjithë ditës së sotme me radar e drager.Arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore 4 drejtues mjetesh.Shërbimet e Policisë Rrugore gjatë fundjavës dhe ditës së sotme kanë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut por dhe për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt.Si rezultat i kontrolleve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:D. A., 24 vjeç, banues në Durrës dhe A. K., 40 vjeç, banues në fshatin Bubq, Krujë pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi.Gjithashtu janë arrestuar dhe shtetasit :S. L., 35 vjeçe, banuese në Durrës, pasi duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin B. B., 41 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar këmbësori shtetasi K. M., 69 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. L. K., 37 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka përplasur një mjet bujqësor me drejtues shtetasin H. T., 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.Janë pezulluar 51 Leje Drejtimi nga këto: 27 për shpejtësi tej normave të lejuara të konstatuar me Radar dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit të konstatuara me dragera.Janë ndëshkuar me masë administrative përgjatë 72 orëve 1034 drejtues mjetesh, kryesisht për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, tejkalim të normave të shpejtësisë, mospërdorimi i rripit të sigurimit, përdorim i celularit, mosvendosje të kaskës mbrojtëse, etj.Policia Rrugore Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve por dhe për këmbësorët për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.#MëShumëRregullMëPak✍️#MëShumëRregullMëPak🚑#JepKontributinTëndEdheTi🚔
Posted by Policia e Shtetit on Monday, August 17, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.