“Roli i dollarit, nuk kërcënohet nga Bitcoin” – Adeyemo: Do të vazhdojë të jetë valuta mbizotëruese botërore
Zv/sekretari i Thesarit në Shtetet e Bashkuara, Wally Adeyemo tha se dollari amerikan do vazhdojë të jetë valuta mbizotëruese botërore, pavarësisht rritjes së interesit tek kriptovalutat. Ai tha se aktivet dixhitale përfaqësojnë oportunitet në shumë mënyra për ekonominë, por që ka edhe sfida. “E dijmë që kriptovalutat mund të përdoren nga ata që duan të lëvizin para në mënyrë të jashtëligjshme përmes sistemit, në mënyrë që të mos preket dollari. Por mund të bashkëpunojnë në botë, duke i bërë thirrje krijuesve të aktiveve që të ndjekin rregullat e parandalimit të pastrimit të parave”- tha zv/sekretari.
Gjërat që do rrisin pozicionin e dollarit në botë janë vendimet që bëjmë në Amerkë për të investuar në vendin tonë. “Ndërkohë që ekonomia jonë rritet, ofron mundësi që dhe ekonomia botërore të rritet dhe ndërkohë që kjo ndodh, dollari do qëndrojë valuta mbizotëruese në botë”- tha ai. Komentet vijnë paralelisht me ato të presidentit të Rezervës Federale në St. Louis, James Bullard, që hodhi poshtë mundësinë që bitcoin dhe kriptovalutat e tjera të kërcënojnë seriozisht pozicionin e dollarit në botë. Guvernatorja e Bankës Qendrore të Rusisë, Elvira Nabiullina, tha javën e kaluar se do të prezantojë një prototi[ të rublës dixhitale në vitin e ardhshëm.
Ajo tha se pret që valutat dichitale të luajnë një rol të rëndësishëm në sistemet financare të së ardhmes, ndërkohë që ekonomia zhvendoset në rrjet. Ndërsa pyetej mbi perspektivën e rublës dixhitale që të shfuqizojë sanksionet amerikane ndaj rusisë, zv/Sekretari i Thesarit tha se edhe nëse këto kriptovaluta nxirren në treg, sanksioent do kenë ndikim tek ekonomitë për shkak se ekonomia botërore është e ndërlidhur. “Kompanitë në rusi bëjnë biznes në botë, biznes që bëhet në dollar, me institucione financiare amerikane, për shkak se ekonomia amerikane është më e madhja në botë”- tha ai.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.