Roli i gruas në tregun e punës, ministrja Denaj: “Pjesëmarrja dhe krijimi i bizneseve të reja janë rritur në vitet e fundit”
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka lajmëruar takimin e zhvilluar ditën e sotme me përfaqësues të BERZH dhe shoqatën “Ëomen20” me pjesëmarrjen e veçantë të presidentit të BERZH z.Suma Chakrabarta.
Në këtë mënyrë sipas ministres ngelet një prioritet i qeverisë për të përfshirë sa më shumë gra në proceset proaktive në tregun e punës si dhe për të ngushtuar hapësirat gjinor ën vendin tonë.
Nga statistikat që Shqipëria raporton mbi këtë fenomen shihet se përqindjet janë përmirësuar:
“ 32% e bizneseve të reja të regjistruara në Shqipëri në vitin 2019 drejtohen nga femra dhe 30% e tyre kanë të paktën një aksionere femër. Në 6 vitet e fundit, pjesëmarrja e grave në tregun e punës është rritur me 13%.” – shkruan ministrja në statusin e saj.
Gjithashtu sa i përket pandemisë së COVID-19 që goditi ekonominë shqiptare, ministrja u shpreh se gratë janë ndihmuar në gjysmën e kësaj mbështetje:
“45% e mbështetjes monetare direkte për të lehtësuar ndikimin COVID19 në Shqipëri u është dhënë grave.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.