Romë, arrihet marrëveshja – Shmanget racionimi i ujit, por situata mbetet kritike
Marrëveshja e momenteve të fundit ka shmangur racionimin e ujit në kryeqytetin italian. Thatësira që ka pushtuar vendim detyroi autoritetet që të bënin propozimin ekstrem për të furnizuar me orar banorët e disa komunave, por, kundërshtia e shoqërisë që merret me furnizimin me ujë të kryeqytetit uli palët në tryezë.
E gjitha nisi me pezullimin e furnizimit me ujë nga liqeni Bracciano. Por tanimë, ky pezullim është modifikuar. Marrëveshja eliminon tërësisht mundësinë e racionimit të ujit, të paktën për momentit.
Gjithsesi, shoqërisë që merret me furnizimin me ujë do t`i mundësohet të tërheqë vetëm 400 litra ujë në sekondë, nga 900 që ishte më parë. Liqeni Bracciano, që është një ndër burimet kryesore të furnizimit me ujë të rajonit të Lazios, po thahet me ritme të frikshme.
Kryetarja e Bashksië së Romës gjatë javës ka bërë apele të vazhdueshme për të shmangur racionimin e ujit, pasi sipas saj, diçka e tillë është e pa tolerueshme. “Është një dëm mjaft i madh për qytetarët dhe aktivitetet ekonomike e tregtare”, deklaroi Raggi.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.