“Royal Caribbean” mund rekordin e saj – Ndërton anijen më të madhe të lundrimit në botë
“Royal Caribbean” vazhdon të jetë mbreti i deteve por jo me anijen e saj “Harmonia” por me një tjetër anije masive për të cilën u deshën më shumë se tre vite për t’u.
“Është moment krenar dhe ngazëllues për të mirëpritur një anëtar të ri në familje”, tha Presidenti i Royal Caribbean dhe CEO Michael Bayley.
Kjo anije do t’i çojë pushimet familjare në një tjetër nivel me energji dhe opsione që nuk janë parë kurrë më parë.
Me këtë anije të re, Royal Caribbean mundi rekordin e tij për anijen më të madhe në botë.
Simfonia e deteve, e cila ka një gjatësi prej 1,188 metrash dhe është paksa më e madhe se anija e deritanishme, Harmonia e deteve.
Anija e re, megjithatë do të ketë më shumë kabina se Harmonia dhe do të ketë suita familjare dykatëshe të cilat lidhen me anë të rrëshqitëseve.
Ndërkohë dhomat me ngjyra të ndezura janë të përkryera për familjet që dëshirojnë të argëtohen 24/7 në mes të oqeanit.
Por argëtimi i familjes nuk mbaron këtu. Zona e zbavitjes së anijeve do të ketë gjithashtu një zonë argëtimi me laser si dhe një restorant të ri me ushqime deti.
Natyrisht, anija gjithashtu ka dhjetëra restorante dhe bare të tjera për mysafirët që mund të zgjedhin, së bashku me disa opsione argëtimi duke përfshirë pishina, rrëshqitje dhe shfaqje të drejtpërdrejta të hitit “Hairspray” të Broadway.
Në total, anija mund të mbajë deri në 6808 pasagjerë, duke e shndërruar atë në një qytet të vogël në det.
Sipas USA Today, anija do të kalojë disa muaj duke lundruar nga Barcelona në Mesdhe. Ajo më pas do të shkojë në Majami për të shëtitur familjet rreth Karaibeve.
Ju mund të filloni të rezervoni tani udhëtimet tuaja që do të fillojnë në vjeshtën e vitit 2018
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.