Rregullat e reja që Italia ka vendosur për udhëtarët, Ministria e Jashtme: Shqiptarët të bëjnë kujdes. Test negativ gjatë udhëtimit
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Italia ka vendosur rregulla të reja për hyrjen në vend, të vlefshme deri më 30 prill 2021.
Shqiptarët që udhëtojnë drejt Italisë janë të detyruar të kenë me vete gjatë udhëtimit një test (tampon) molekular ose antigjenik negativ për Covid-19, të kryer të paktën 48 orë para hyrjes në Itali.
Pas hyrjes në Itali, udhëtarët kanë detyrimin e 10 ditëve karantinë. Në përfundim të ditëve të karantinës, ata duhet të kryejnë sërish tamponin.
Gjithashtu, personave të cilët udhëtojnë për në Itali u kërkohet të plotësojnë një formular të posaçëm të lokalizimit të tyre, në format dixhital, përpara se të hyjnë në territorin italian.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.