Rregullat tatimore në epokën digjitale, OECD: Dështimi i negociatave do të kushtojë 100 miliardë USD
Ekonomia botërore mund të humbasë mbi 1% të prodhimit, nëse prishen negociatat ndërkombëtare për të ndryshuar rregullat tatimore përtej kufijëve dhe shkaktojet një luftë tregtare, sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Thuajse 140 vende ranë dakord për të zgjatur bizedimet deri në mes të vitit 2021, pasi pandemia dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA, ulën shpresat e arritjes së një dakordësie këtë vit. Vendet deklaruan se po rritet presioni publik ndaj kompanive të mëdha shumëkombëshe që të paguajnë pjesën e tyre të taksave, pasi pandemia e Covid-19 po kufizon buxhetet kombëtare.
Qëllimi i marrëveshjes është përditësimi i taksave ndërkombëtare për epokën e tregtisë dixhitale, në veçanti për të dekurajuar kompani të mëdha të internetit si Google, Facebook dhe Amazon që të zhvendosin fitimet në vendet me taksa të ulëta si Irlanda. Në mungesë të një libri të rregullave ndërkombëtar, shumë qeveri po planifikojnë taksat e tyre të shërbimeve dixhitale, ç’ka ka nxitur kërcënime tregtare nga administrata e Trump. “Në skenarin më të keq, këto konflikte mund të ulin PBB botëror me mbi 1%”, – deklaroi OECD, që ka drejtuar bisedimet botërore për taksat.
Nga ana tjetër, rregullat e reja për taksimin dixhital dhe propozimi i një takes dysheme botërore, do të rrisin të ardhurat tatimore nga kompanitë në botë me 1.9% deri në 3.2%, apo në 50-80 miliardë dollarë në vit. Kjo do të arrijë në 100 miliardë dollarë kur të përfshihet një taksë dysheme ekzistuese në SHBA mbi fitimet jashtë kufijve, që arrin në 4% të taksës së të ardhurave të korporatave në botë, sipas Organizatës.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.