Rreziku më i madh për Eurozonën – Sondazhi: Ngadalësimi i vaksinimit pritet të godasë ekonominë
Ekonomia e Eurozonës pritet të rimëkëmbet me një normë më të dobët në këtë tremujor, sipas një sondazhi të Reuters ndaj ekonomistëve, që përmendin fushatën e ngadaltë të vaksinimit si rrezikun më të madh. Britania dhe SHBA kanë injektuar me sukses pjesë të mëdha të popullsisë, por vaksinimi në Eurozonë, pavarësisht se i ngadaltë, është përballur edhe me sfida të tjera së fundmi, përballë rritjes së infeksioneve. Sipas sondazhit, blloku pritet të dalë nga recesioni dhe të rritet me 1.5% këtë tremujor, nga 2.1% që pritej më parë. Mbi 90% e ekonomistëve të anketuar u përgjigjën se rreziku më i madh ndaj perspektivës është vaksinimi i ngadaltë.
“Nëse vaksinimi nuk përshpejtohet si ç’priste shumica, masat e karantinës me shumë mundësi do të qëndrojnë për më gjatë, duke goditur ekonominë”- sipas analistëve të Societe Generale. Eurozona pritet të rritet me 2.3% në tremujorin e tretë dhe me 1.3% në të katërtin, shifër e pandryshuar nga Marsi. Me bazë vjetore, ekonomia pritej të rritej me një mesatare prej 4.1% në vitin 2021, në rënie nga 4.3% të parashikuar në Mars. Shifra është gjithashtu më e ulët se projeksioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar prej 4.4%.
Tre ekonomitë më të mëdha të bllokut pritet të rriten me një normë shumë më të ngadaltë në vitin 2021, me pritshmërtië për Gjermaninë në 3.2% nga 3.7%. Franca është zhvlerësuar gjithashtu në 5.4% nga 5.9% dhe Italia në 4.1% nga 5.1%.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.