Rreziqet nga borxhi dhe PPP-të – Luçi: I kemi nën kontroll. Fokus cilësia e shpenzimeve publike
Përplasja e shifrave midis Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Ministrisë së Financave për borxhin publik, lidhet me metodën e llogaritjes dhe mospërfshirjen në shifër të detyrimeve të prapambetura të pushtetit vendor. Zv.Ministri i Financave, Erion Luçi, komenton raportin e FMN-së, ndërsa thekson se po tregohet kujdes që të merren parasysh shqetësimet e ngritura dhe rreziqet që mund të kenë financat publike.
Lidhur me rreziqet që vijnë nga Partneritetet Publike Private, një shqetësim i ngritur në raport, Luçi thotë se lista e PPP-ve është tërësisht nën kontroll, dhe fokusi kryesor është më së shumti në rritjen e cilësisë së shpenzimeve publike.
Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi pak ditë më parë raportin për performancën ekonomike të vendit, ku rekomandoi që qeveria të jetë më e kujdesshme me borxhin publik dhe koncesionet.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.