Rreziqet që i “kanosen” buxhetit – Rritja ekonomike nën parashikime dhe rivlerësimi i banesave
Pavarësisht parashikimeve të qeverisë për rritje të të ardhurave tatimore, në relacionin e projektbuxhetit 2020 listohen edhe rreziqet e mundshme të këtyre objektivave. Sipas relacionit, projeksioni i të ardhurave për vitin 2020 është mbështetur në rritjen nominale ekonomike 4,1 % dhe indeksin e çmimeve 2,1 %.
Nëse ekonomia nuk do performojë në këto parametra, ka risk për të ardhurat e buxhetit. Nëse ekonomia do rritet jo 4,1 % por 3,5 % efekti negativ në të ardhurat tatimore do jetë 2-3 miliard lekë. Po ashtu, është është parashikuar rritje e importit dhe prodhimit vendas të karburantit me 4% bazuar në performancën e vitit 2019.
Në rast se nuk verifikohet kjo rritje, mund të rezultojë më e ulët mund të kemi një efekt negativ në të ardhurat me -0.5 miliardë lekë. Ndërsa një rrezik tjetër që mund të ndikojë në të ardhura është mosmiratimi i ligjit për rivlerësimin e banesave.
Sa i takon risqeve që vijnë nga normat e interesit, Ministria e Financave garanton se janë marrë masat pasi është vënë në dispozicion një fond kontigjence prej 4 milliard lekësh.
Po ashtu, duket se ka marrë masat edhe për risqet e mundshme nga kontratat e partneritetit publik privat, pasi sipas draftit, vlera e parashikuar prej 14.6 miliardë lekë për pagesat vjetore neto të kontratave koncesionare apo PPP për vitin 2020, përbën vetëm 3.3 përqind të totalit të të ardhurave tatimore të parashikuara për vitin 2019, prej rreth 448.3 miliardë lekë, ndërsa kufiri maksimal është 5 për qind.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.