Rriten lindjet në Greqi, ulet numri i vdekjeve
Gjatë vitit 2016 numri i njerëzve të lindur në Greqi është rritur ndërkohë që numri i vdekjeve është zvogëluar në krahasim me një vit më parë.
Por pavarësisht kësaj, numri i vdekjeve të regjistruara në Greqi vazhdon të jetë më i lartë se numri i lindjeve.
Sipas Autoritetit Helenik të Statistikave, 92,868 njerëz kanë lindur në vitin 2016 që është një rritje prej 1.1 për qind që nga viti 2015.
Në të njëjtën kohë, numri i vdekjeve është ulur me 2 për qind. Nga 118,792 në vitin 2016 krahasuar me 121,212 të vitit të mëparshëm.
Popullsia e Greqisë ka qenë e vjetëruar dhe në rënie në vitet e fundit për shkak të nivelit të ulët të lindjeve dhe rritjes së emigrimit të të rinjve për shkak të krizës së zgjatur ekonomike të vendit.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.