Rriten shkëmbimet tregtare me Italinë – Ndikojnë këpucët dhe tekstilet
Referuar të dhënave nga INSTAT, rezulton se eksportet drejt Italisë janë në rritje me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga 11.834 milionë lekë mallra në Korrik të vitit 2016, eksportet janë rritur në 13.784 milionë lekë në korrikun e këtij viti.
Gjithashtu kjo rritje pasqyron ecurinë pozitive të eksporteve për të gjithë periudhën janar- korrik ku eksportet arritën vlerën e 86.417 milionë lekëve, plot 7.7 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në ecurinë pozitive të eksporteve ka ndikuar edhe grupi i mallrave të këpucëve dhe tekstileve, grup mallra të cilët janë rritur me 6.9 për qind.
Për sa i përket importeve, edhe ato kanë shënuar një rritje, ku vlera e tyre arrin në 17.242 milionë lekë, krahasuar me 15.610 milionë lekë që rezultonte në korrik të një viti më parë. Ndërkohë edhe për periudhën 7 mujore, janar-korrik importet kanë shënuar një rritje, gjë e cila rrjedhimisht thellon deficitin tregtar.
Eksportet me Italinë
Korrik 2016 11.834
Korrik 2017 13.784
Janar-Korrik 2016 80.165
Janar-Korrik 2017 86.417
Importet
Korrik 2016 15.610
Korrik 2017 17.242
Janar- Korrik 2016 99.749
Janar-Korrik 2017 104.619
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.