Rriten tarifat për aplikimet e pasaportës – Çmimet e reja hyjnë në fuqi pas datës 27 Mars
Kostoja e aplikimit për pasaportë në Mbretërinë e Bashkuar ka ndryshuar. Tashmë një i rritur do të duhet të pagujë 72.50 – 85 paund për një pasaportë të re, ndërsa një pasaportë për fëmijët nën 16 vjeç do të kushtojë 58.50 paund nga 46 paund që kushtonte më parë.
Çmimet e reja, të cilat do të zbatohen vetëm për aplikimet postare do të hyjnë në fuqi në 27 mars.
Kështu që të gjithë aplikantët kanë edhe pak javë për të shmangur çmimet e reja të aplikimit.
Ndërkohë edhe tarifat e aplikimit online do të rriten por më pak se aplikimet postare. Për një të rritur aplikimi do të kushtojë 75.50 paund ndërkohë që një fëmijë do të kushtojë 49 paund.
Kjo rritje çmimesh vjen si pjesë e përpjekjes për të rritur përdorimin e shërbimeve online.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.