Rritet deficiti botëror i kafesë, Rabobank: “Ndikon prodhimi më i dobët në Brazil, prej reshjeve të pakta”
Tregu botëror i kafesë pritet të pësojë një defiçit më të madh se çpritej në sezonin 2021/22, ndërkohë që prodhimi tek furnitori kryesor, Brazili, pritet më i vogël për shkak të reshjeve poshtë mesatares. Banka holandeze Rabobank, që ka një gjurmë të madhe në sektorin bujqësor, deklaroi se projekton një defiçit botëror në ofertë prej 2.6 milionë thasë 60 kg gjatë sezonit, krahasuar me 1.1 milionë thasë që pritej në Dhjetor.
“Ne po shkurtojnë prodhimin për sezonin me mbi 2 milionë thasë, ku 1.2 milionë prej tyre vjen nga rënia në Brazil”- deklaroi banka në raport. Rabobank pret tashmë të korra të reja në Brazil prej 56.2 milionë thasë, nga 57.4 milionë që priste në Dhjetor. Banka shkurtoi gjithashtu të korrat nga Kolumbia, një prodhues i kafesë arabike, me 300,000 thasë, në 14.1 milionë në total. Defiçiti nuk është më i madh për shkak se banka reduktoi perspektivën për kërkesën totale me gjysmë milionë thasë.
“Importet neto tek vendet jo prodhuese vazhduan në rënie në tremujorin e katërt 2020”- theksoi banka, duke përmendur një rënie me 1.9% në Europë dhe 9.5% në Japoni.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.