Rritet defiçiti buxhetor në SHBA. Kalon 3 trilionë USD. Më i larti që prej Luftës së Dytë Botërore.
Pandemia e koronavirusit ka fryrë defiçitin federal në Shtetet e Bashkuara mbi 3 trilionë dollarë në 11 muajt e para të vitit fiskal 2020, që është më shumë se dyfishi i rekordit gjatë krizës financiare ndërkombëtare. Defiçiti për muajin Gusht ishte 200 miliardë dollarë, poshtë 245 miliardë dollarë që ishin projeksionet. Megjithatë, 55 miliardë dollarë pagesa të benefiteve u zhvendosen tek Korriku, për shkak se Gushti nisi në fundjavë.
Defiçiti prej 3 trilionë dollarë ishte thuajse sa 3-fishi i 1.067 trilionë dollarë në të njëjtën periudhë një vit më parë, nxitur nga shpenzimet gjigante të qeverisë për të luftuar pandeminë. Rekordi i kaluar 11-mujor i defiçitit ishte 1.37 trilionë dollarë, në Gusht 2009 gjatë krizës financiare ndërkombëtare. Shqetësimet mbi fryrjen e defiçitit kanë bërë që disa republikanë në Kongres të refuzojnë shpenzimet e raundi të ri të ndihmave të koronavirusit. Zyra e Kongresit për Buxhetin, një organizatë jo-partiake, projekton një deficit për vitin e plotë 2020 në 3.3 trilionë dollarë, apo sa 16% e PBB, që është norma më e lartë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.