Rritet inflacioni në SHBA! Sinjal për Rezervën Federale që të rrisë normat e interesit
Çmimet e konsumit të SHBA u rritën në muajin korrik, duke treguar një rritje të vazhdueshme të presioneve të inflacionit që e mban Rezervën Federale në rrugën e duhur për të rritur gradualisht normat e interesit.
Departamenti i Punës deklaroi se Çmimet e konsumit u rritën me 0,2%, ndikuar kryesisht nga rritja e kostos së strehimit, të nxitur nga qiraja më e lartë. Në bazë vjetore, inflacioni regjistroi një rritje prej 2,9%. Ndërkohë, Rezerva Federale është e përqendruar më shumë në indeksin e çmimeve të konsumit personal, përjashtuar ushqimin dhe energjinë, që u rrit 1.9 për qind në qershor. Politikëbërësit e Fed kanë thënë se nuk ka vend për shqetësim nëse ky nivel tejkalon objektivin e saj në muajt e ardhshëm.
Banka qendrore e SHBA ka rritur normat e interesit dy herë këtë vit, në mars dhe qershor dhe në tregjet financiare mbizotëron besimi për një rritje tjetër në takimin e ardhshëm të politikave në shtator.
Nga ana tjetër, parashikon një rritje prej katër normash në vitin 2018, me investitorët që presin një rritje përfundimtare të vitit në normën bazë të huadhënies në muajin dhjetor. Rritja e kostove të lëndëve të para pritet gjithashtu të rrisë inflacionin, ndërkohë që prodhuesit paguajnë më shumë, pjesërisht për shkak të tarifave të vendosura nga administrata Trump mbi importet e drurit, aluminit dhe çelikut.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.