Rritet interesi për mësuesinë, Nikolla: Renditet e treta pas ekonomisë dhe shkencave sociale
Rritet interesi për degën e mësuesisë. Këtë vit të ri akademik kanë zgjedhur këtë degë maturantë të cilët kanë mesataren mbi 7, duke e renditur mësuesinë të tretën në formularët e aplikimit të maturantëve pas ekonomisë dhe shkencave sociale.
Për ministren e Arsimit Lindita Nikolla kjo vjen si rezultat i reformës në sistemin e edukimit.
Ministrja Nikolla u ndal edhe në investimet në arsimin parashkollor duke ofruar një kurrikul të integruar e cila do të ndihmojë për kalim më të lehtë të fëmijëve në klasën e parë.
Por përveç kurrikulës së përmirësuar edhe mësuesit e parashkollorit do të përzgjidhen përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.