Rritet kriminaliteti – INSTAT: Gjatë 2018-ës, më shumë vjedhje lokalesh dhe biznesesh
Kriminaliteti në Shqipëri ka shënuar një rritje të lehtë gjatë viti 2018. Sipas shifrave zyrtare, numri i veprave penale gjatë vitit që lam pas u rrit me 0.4 % krahasuar me vitin 2017 dhe ajo që bie në sy është se ka pasur një numër më të lartë vjedhjesh gjatë 2018-ës kryesisht të bizneseve.
Instituti i Statistikave ka bërë publike shifrat të cilat kanë tendencë rritje edhe sa i takon numrit të autorëve të veprave penale duke filluar që nga vrasjet me dashje e deri te shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, ku dominojnë meshkujt kryesisht ata që i përkasin grupmoshës 30-44 vjeç . Po ashtu, rritje ka pasur edhe në numrin e të dëmtuarve ku pjesa më të madhe të personave të dëmtuar e përbëjnë ata për krime kundër personit.
Por ndryshe nga tendenca e kriminalitetit, procedimet penale të regjistruara gjatë vitit 2018, kanë shënuar rënie me 0.2% krahasuar me një vit më parë, ku rezultojnë të jenë të regjistruara gjithsej rreth 31 mijë procedime penale, pjesën më të madhe të të atyre të regjistruara e përbejnë ato për vjedhjet dhe shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë një rënie me 0.7 % ka pasur edhe sa i takon numrit të të pandehurve dhe të burgosurve gjatë vitit 2018, ku dominojnë të rriturit dhe numri më i lartë it ë burgosurve, sipas shifrave të INSTAT janë ata për krime në fushën e drogës ndjekur nga vrasjet dhe vjedhjet.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.