Rritet ndjeshëm çmimi i makinave në SHBA – Të reja dhe të përdorura. Godet kriza e zinxhirit të furnizimit
Shumë kompani në SHBA po rrisin çmimet e mallrave, përfshirë makinave, për të zbutur ndikimin e rritjes së kostove që vijnë si pasojë e problemeve me zinxhirin e furnizimit botëror. Amerikanët që varen nga makinat, kanë shprehur shqetësimet e tyre , ndërkohë që çmimet e makinave të reja dhe të përdorura në SHBA, vazhdojnë të rriten.
“Unë e pëlqej shumë Mazda dhe mbaj mend që e kam blerë fillimisht makinën për rreth 36,000 dollarë dhe mendoj që po rritet. Shitësi tek dyqani tha se është3 rritur me të paktën 5-10%” –tha Mckenna Stterlung, një banore, për Reuters. Vetëm në 2 javët e para të Tetorit, çmimi me shumicë i makianve të përdorura në SHBA u rrit me 8.3% nga muaji i kaluar dhe me 37% me bazë vjetore, duke prekur nivel rekord të lartë, sipas Indeksit Mahnehim të Vlerës së Makinave të Përdorura.
“Ka inventar të ulët këto kohë, dhe kur vijnë makina, çmimi rritet pasi jo vetëm që ne paguajmë çmime më të larta, tregtarët paguajnë gjithashtu më shumë për t’i sjellë makinat” – tha një tjetër banor. Analistët kanë thënë se industria e makinave në SHBA dhe zinxhiri i furnizimit janë ndikuar rëndë nga pandemia e Covid, duke detyruar shumë kompani të reduktojnë prodhimin. Megjithatë, ekspertët mendojnë se prodhimi i makinave në SHBA dhe inventarët, do të arrijnë nivelet normale në vitin 2023.
Tyson Jomniy, zv/presidenti i të dhënave tek J.D Poëer, tha se çmimi i makinave të reja në SHBA është rritur me 24% nga viti 2019. Ai shtoi se çmimi i makinave të përdorura ka patur rritje të ngjashme në përqindje për shkak të mungesës së ofertës.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.