Rritet prodhimi i hekurit tek Rio Tinto. Merr vrull nga kërkesa e madhe kineze pavarësisht goditjes nga pandemia
Gjiganti Australian, Rio Tinto raportoi një rritje me 2.4% në dërgesat e mineralit të hekurit në tremujorin e katërt, nxitur nga aktiviteti industrial tek konsumatori kryesor, Kina. Importet e hekurit nga ekonomia e dytë më e madhe në botë shënuan një nivel rekord të lartë në vitin 2020, ndërkohë që vendi ka shpenzuar shumë në infrastrukturë, për të nxitur rimëkëmbjen nga pandemia. Kompania, së bashku me homologë në këtë sektor, po shpresojnë që ekonomia kineze dhe e vendeve të tjera të vazhdojë të rritet.
“Në Kinë, sektori industrial është rimëkëmbur dhe ndodhet tani në nivelet që ishin para pandemisë, për shkak të stimujve të mëdha qeveritarë”- deklaroi Rio Tinto, duke shtuar se kërkesa në Japoni, Korenë e Jugut, Tajvan dhe Europë, po rimëkëmbet. Kompania ka furnizuar 88.9 milionë ton të mineralit të hekurit në tremujorin e fundit, nga 86.8 milionë janë vit më parë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.