Rritet sërish rastet e të infektuara me koronavirus – Vatër e re në institucionin e vuajtjes së dënimit në Tiranë
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 240 testime ku 29 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar në 663 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.
20 prej rasteve të reja janë nga Tirana ku 13 prej tyre i përkasin një vatre të institucioneve të vuajtjes së dënimit, 7 raste janë pozitive në Krujë dhe 2 në qytetin e Shkodrës.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë 29 pacient të shëruar ku numri total i tyre ka shkuar në 385.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.