Rritja e borxhit, shqetësuese – Broka: Cënon qëndrueshmërinë fiskale në vend
Rritja e borxhit publik cënon qëndrueshmërinë fiskale në afatgjatë. Në një intervistë për TV SCAN, ekonomisti Koço Broka e shikon me shqetësim rritjen e huamarrjes së qeverisë edhe në afatgjatë.
Sipas tij borxhi i marrë dhe tendenca e tij për vitin e ardhshëm është shumë më e lartë sesa defiçiti real në ekonomi.
Borxhi publik pritet të arrijë nivelin 80 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto në fund të këtij viti për shkak të emetimit të Eurobondit në vlerën e 700 milionë eurove, duke mos përfshirë pagesat koncesionare dhe detyrimet e prapambetura.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.