Rritja e cilësisë së shërbimit – DPT apel tatimpaguesve të përdorin pyetësorët dhe anketimet
Pyetësorët dhe anketat janë dy ndër elementët kyçë që ndihmojnë Administratën Tatimore të njihet me opinionet e tatimpaguesve me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve që ofrohen për ta.
Në këtë kuadër, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nxit tatimpaguesit që të përdorin këto dy platforma për të përmirësuar më tej shërbimet.
Ato mund t’i plotësojnë përmes zyrave të Shërbimit të Tatimpaguesve, Qendrës së Thirrjeve, si dhe faqes së internetit tatime.gov.al.
Administrata Tatimore mbetet e angazhuar për të ofruar në çdo kohë asistencë dhe informacion, për të gjitha të drejtat dhe detyrimet, që lindin nga legjislacioni në fuqi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.