Rritja e interesave të borxhit në botë. BQE po monitoron tregjet, por nuk do reagojë me kontrollin e yieldeve
Banka Qendrore Europiane po monitoron rritjen e kostove të huamarrjes së qeverive, por nuk do të shënjestrojë nivele specifike të yieldeve apo të reagojë ndaj lëvizjes së tregjeve, sipas 2 politikanëve të bankës. Yieldet e obligacioneve qeveritare në të gjithë botën janë rritur nga nivelet e ulëta historike në javët e fundit, kryesisht prej pritshmërive të inflacionit. Investitorët po spekulojnë se në çfarë pike BQE do rrisë ritmin e blerjes së obligacioneve për të frenuar yieldet dhe mbajtur premtimin e ruajtjes së kushteve të favorshme financiare gjatë pandemisë. Ndërhyrja verbale nga presidentja Christine Lagarde javën e kaluar dështoi të ndalojë shitjen në tregje.
Më vonë, shefi i ekonomistëve, Philp Lane, dhe anëtarja e bordit Isabel Schnabel, u përpoqen të zbusin investitorët. “NE nuk jemi të angazhuar në kontrollin e kurbës së yieldit”- tha Lane, duke shtuar se ndërsa inflacioni kërkon rimëkëmbje, kjo rritje nuk është ende ajo që banka priste pas 1 dekade të dështimit të objektivit. Yieldi i bundit 10-vjeçar gjerman, një benchmark për rajonin, u rrit në -0.223%, nga -0.6% që ishte në nisje të vitit. Schnabel përsëriti se yieldet reale afat-gjata më të larta, që janë përshtatur për inflacionin, mund të pengojnë rritjen dhe garantojnë një reagim nga banka. Por ajo shtoi se rritja graduale e interesave të borxhit do të mirëpritej nëse reflekton pritshmëri më të larta të inflacionit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.