Rritja e normën bazë nga BQE – Villeroy: Duhet të kthehet në territor pozitiv deri në fund të vitit
Banka Qendrore Europiane duhet të rrisë normën bazë të interesit në territor pozitiv këtë vit, deklaroi shefi i bankës qendrore franceze, Francois Villeroy de Galhau, komente që tregojnë mbështetjen e tij për të paktën tre rritje të normës në 2022.
BQE ka lëvizur ngadalë për të hequr mbështetjen këtë vit, por inflacioni i lartë rekord dhe rritja e pritjeve afatgjata të çmimeve kanë nxitur një numër në rritje të politikëbërësve të mbrojnë një fund më të shpejtë të një eksperimenti gati dhjetëvjeçar me mbështetje jokonvencionale.
Në hapin e parë, BQE duhet t’i japë fund blerjeve të bonove në fund të qershorit, më pas të rrisë normat e saj me 0.5 pikë përqindje në takimet radhës së politikës monetare, tha Villeroy, duke refuzuar të specifikojë datën e tij të preferuar.
Olli Rehn, guvernatori i bankës qendrore të Finlandës dhe një zë i moderuar në Këshillin Drejtues, bëri gjithashtu thirrje për veprim të shpejtë. “Ne duhet të parandalojmë rritjen e mëtejshme të inflacionit dhe duhet të shkojmë relativisht shpejt në zero e të vazhdojmë procesin gradual të normalizimit të politikës monetare, siç kemi bërë”, tha Rehn.
Mjaft politikëbërës, kanë apeluar për një lëvizje në korrik, duke sugjeruar se një rritje e normës bazë në verë është tani opsioni më i mundshëm.
Me normën e depozitave në -0.5%, rikthimi në territor pozitiv do të sugjeronte të paktën tre rritje të normës me 25 pikë bazë, duke filluar me rritjen e parë të BQE-së që nga viti 2011, nëse do të ndiqeje qasja “graduale” e mbrojtur nga Villeroy.
Bordi drejtues i bankës do të mblidhet më 9 qershor, por një rritje është përjashtuar pasi së pari duhet të përfundojë blerja e aktiveve, çka nuk pritet deri në fund të muajit të ardhshëm.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.