Rritja e pensioneve në 1 Mars, Klosi: Përgjysmim i ankesave nga pensionistët
Qarku i Durrësit ka tashmë një Agjenci të re të Sigurimeve Shoqërore. Investimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka sjellë një pamje të re të shërbimit ndaj qytetarëve, në gjithë qarkun e Durrësit. Në këto zyra, trajtohen 180 mijë ankesa në vit.
Tani shërbimi i ri dhe përqendrimi i dokumentacionit vetëm në një zyrë ka përgjysmuar ankesat e qytetarëve për tërheqjen e pensionit. Zyra e re e Durrësit është një nga shtatë zyrat e reja ku është investuar nga kjo Ministri, përgjatë këtij viti.
Ministri Blendi Klosi, pas prerjes së shiritit të inaugurimit, deklaroi se përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve të moshës së tretë, është pjesë e paketës së solidaritetit dhe vjen paralelisht me rritjen e pensioneve, që do të nisë nga data 1 Mars.
Në fund të vitit të kaluar, qeveria vendosi edhe rritjen e pagave për punonjësit e administratës shtetërore, e cila do të thyejë “traditën 3-vjeçare” të kësaj mazhorance.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.