Rritja e rasteve të infektimeve – Muka: E pritshme, transparenca me shifrat është e rëndësishme
Rritja e rasteve të infektimeve me covid-19, në ditët e fundit është vlerësuar si një situatë e pritshme në këtë stinë nga mjeku epidemiolog, Taulant Muka. Në një intervistë për televizionin SCAN, Muka tha se e rëndësishme është transparenca për shtrimet spitalore e cila mungon duke mos i dhënë asnjë përgjigje rritjes jo të zakonshme numrit të vdekshmërisë.
Muka foli edhe mbi studimin e bërë së fundmi për imunizimin e popullatës së Tiranës me 50% duke vlerësuar të dhënat si optimiste dhe kërkoi që shteti shqiptar të financojë më shumë kërkimin shkencor.
Lidhur me variantin e ri britanik të virusit Muka u shpreh se ende nuk mund të jepte një konkluzion duke qënë se të dhënat për këtë virus nuk janë të mjaftueshme.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.