Rritja e shërbimit për bizneset dhe individët – Dega Doganore e Tiranës shton shërbimin e ri Info-Point
Dega e Doganës së Tiranës ka shtuar shërbimin më të ri Info-Point, me qëllim rritjen e nivelit të shërbimeve për bizneset dhe individët.
Të gjithë operatorët ekonomikë, subjektet dhe qytetarët për të marrë informacione për shërbimet e ofruara apo për aplikimin e procedurave të ndryshme në zbatim të legjislacionit Doganor dhe akcizës mund t’i drejtohen Degës Tiranë.
Zyra e Info-Point, në të cilën gjenden edhe broshura informuese lidhur me shërbimet dhe procedurat që ofrohen nga Autoriteti Doganor do të jetë e hapur nga e Hëna në të Premte nga ora 9:00 deri në orën 15:00.
Pranë kësaj zyre është vendosur gjithashtu edhe një formular ankesash lidhur me cilësinë dhe etikën në ofrimin e shërbimit.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ky pritet që ky shërbim të shtrihet më tej edhe në degët kryesore të vendit.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.